Lorik Cana , ish-kapiteni i kombëtares vnë një bisedë për arritjet e fundit, familjen dhe planet e së ardhmes zbuloi se dëshiron shumë të bëhet sërish baba.
“Dua që Bojken të ketë një vëlla ose një motër. Monika në fakt do vajzë dhe i ka gjetur emrin që tani. Do që ta quajë Enkelejda”,-ka thënë ai.
Siç duket Lorik dhe Monica duan të vazhdojnë traditën e vendosjes së emrave shqiptarë edhe në të ardhmen. Kujtojmë se Bojken është djali i parë i çiftit dhe ka ardhur në jetë tre vite më parë.