Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat foli rreth raportit javor të Task Forcës antikorrupsion. Ministrja bëri me dije se këtë javë javë janë bërë kontrolle në Lezhë, ku janë vendosur 7 masa për punonjësit e AKU-së.
“Task forca antikorrupsion ka kryer kontrolle në Lezhë, Si rezultat janë rekomanduar gjithsej 26 masa disiplinore, prej të cilave 7 masa janë largim nga shërbimi civil. Bazuar në shkeljet e konstatuara është depozituar kallëzim penal për 7 punonjës. Konkretisht për ish drejtorin e AKU-së Lezhë dhe për 6 punonjës të këtij institucioni. Gjithashtu një sërë operacionesh të finalizuara gjatë kësaj jave kanë goditur disa raste të korrupsioit duke arrestuar në flagrancë punonjës të ndryshëm. Rezultatet e arritura javë pas jave janë një tregues i qartë i vendosmërisë tonë ndaj luftës kundër korrupsionit”, u shpreh Gjonaj.