I publikoi gjyqtarit Boçi videon ku i kërkonte favore seksuale, ja kush është nusja që denoncoi Eni Çobanin

0
432

Rudina Islamaj, nusja që pretendon të jetë kërcënuar nga avokatja Eni Çobani u bë e njohur pasi publikoi incizimin e kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi që i kërkonte favore seksuale me qëllim që të përfitonte pronën e përbashkët që ka pasur me bashkëshortin e saj dhe njëherësh babanë e dy fëmijëve.

Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, të Eni Çobanit dy vite më parë ishte vjehrra e saj ajo që tregoi gjithë historinë.

Merushe Makri tregoi se ish-nusja e djalit, ia ka marrë banesën me një vendim të papritur, të marrë brenda ditës, të Gjykatës së Apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë. Gruaja e moshuar tregoi se si nusja me pretendimin për t’u zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka. Për të kërkuar zgjidhjen e situatën Merushja iu drejtua Prokurorisë, por pas kësaj nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë. Po ashtu mësohet se ajo mori urdhër mbrojtje dhe madje kishte ngritur padi për ushtrim dhune edhe ndaj ish-vjehrrës. Ndonëse e moshuara iu drejtua gjykatës, u saktësua se krejt papritur nusja e fitoi të drejtën për të ndenjur në banesë me një vendim të Gjykatës së Apelit.

Në gjykatë, Rudina Islamaj ka kërkuar të shpallë të pavlefshme kontratën fiktive të kalimit të pronësisë së banesës nënës së bashkëshortit bërë vite më parë. Por, për këtë padi ish-vjehrra e ka kundërshtuar duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së nuses.

Për këtë fakt, 38-vjeçarja ka kërkuar ndihmë nga kryetari i Gjykatës, Guximtar Boçi, për ta ndihmuar. Sipas dëshmisë së saj, kryetari veç orientimit për të paguar lekë, i ka kërkuar edhe favore seksuale në çdo takim.

Ajo ka thënë se pas vendimit të shkallës së parë të gjyqtares Blerta Çibuku, e cila është shprehur në favor të ish-vjehrrës së dëmtuar, ajo kishte vendosur të regjistronte bisedat gjatë takimeve. Para hetuesve nëna e dy fëmijëve, ka treguar se biseda është regjistruar kur dosja ndodhej në Gjykatën e Apelit, ku Boçi kërkonte vazhdimisht favore seksuale që ta ndihmonte. Më pas, edhe Gjykata e Apelit i kishte dhënë të drejtë ish-vjehrrës duke bërë që e dëmtuara të shpresonte në vendimin e gjykatës së Lartë.

Në qershor të këtij viti, në dhomën e Këshillimit tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kishin vendos mos pranimin e ankimit të bërë nga e dëmtuara edhe pse Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës ia kishte marrë përsipër për ta ndihmuar. Por pas këtij vendimi, nëna e 2 fëmijëve kishte mbetur pa shtëpi dhe pa pension ushqimor për fëmijët, duke bërë që të kërkojë ndihmë pranë tek emisioni “STOP” për të publikuar audio-përgjimet dhe kërcënimet e kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, i cili është pezulluar nga detyra.

Rudina mësohet se ua ka bërë të qartë hetuesve se kishte vendosur të ndërmerrte hapin e publikimit të gjithë incizimeve pikërisht në kohën kur ajo pa që nuk do t`i jepej as pension për fëmijët jo më shtëpi. Ndërsa çështja vijon të jetë në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ndodhi episodi i sipërpërmendur.

BISEDA SESI I ERDHI RROTULL KRYETARI, KUR QYTETARJA KISHTE HALL PER DOSJEN E SAJ…

Qytetarja – Ti e ke fajin.

Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë nanjë kafe.

Qytetarja – Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë?

Gjyqtari – Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?

Qytetarja – Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.

Gjyqtari – 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.

Qytetarja – Si ma thua ti?

Gjyqtari – Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c’lidhje ka?

Gjyqtari – Ja të ikin këta.

Gjyqtari – Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojme icik kësaj?

Qytetarja – Po mirë, ja të ikin.

—————————-

Qytetarja – Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka… ?

Gjyqtari – Po c’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?

Qytetarja- Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the cështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?

Gjyqtari – Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?

Qytetarja – Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.

Qytetarja- Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi , më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…

Gjyqtari – Po.

Qytetarja – Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë, verbërisht i beson.

Gjyqtari – Unë ta ofrova?

Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troc, se kshu ma the.

Gjyqtari – Po.

Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?

Qytetarja – Mua ndonjë copë?

Gjyqtari – Ee.C’pate ti?

Qytetarja –Më shqetësove.

Qytetarja – Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?

Gjyqtari – Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti…

Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…

Qytetarja – ….Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari – Ajo iku. Qe e para fare.

Qytetarja – Si iku ore?

Gjyqtari – Më kërkon llogari mua, se c’kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt.

KUR GJYQTARI I THOTE NE LOKAL SE ESHTE GATI TI HIDHET PRAPE…

(kalon një person)

Gjyqtari – C’është ky? Mos është ky, ai tëndi ky?

Qytetarja – Cili timi mo?

Gjyqtari – Ish-burri. Mos të ndjek më?

Qytetarja – C’punë kam unë, s’e njof fare kush është.

Qytetarja – Afrohu këtu mo afrohu këtu .

Gjyqtari – C’të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.

Qytetarja – S’ka problem.

Gjyqtari – Do të puth prapë.

Qytetarja – C’do bësh mo?

Gjyqtari – Do të puth.

Qytetarja – Do më puthësh?

Gjyqtari – Po, ndaj largohu.

Qytetarja refuzon të bëjë seks me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci dhe humb çështjen. Ajo thotë se se dështimi i saj, ka të bëjë me refuzimin, që i bëri kryetarit të gjykatës.

Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon, se fillimisht kryetari, Guximtar Boci, ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

Blerta – Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë, që i thashë Guxim, unë nuk e bëj dot, bëj c’a të duash.

Qytetarja – I kuptoj të tëra gjërat.

Blerta – C’a?

Qytetarja – Të veja me të.

Blerta– Ëhë.

Qytetarja –O do bëhesh e imja , o e ke të humbur. (gjyqin)

Blerta – Dhe kur I thashë unë…

Qytetarja – Më vdekshin dy fëmijët, troç.

Blerta– Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj……..Në rregull, kur po afronte fundi, që po bëheshim ne për andej këtej, i thashë unë: o Guxim c’a do bëjmë, bëj c’a të duash tha. Tekstualisht. Ditën, që do merrja vendimin, i vajta prapë thjesht për korrektesë.

Qytetarja – I thashë me kë më ngatërron, për të hapur këmbët. Pse në sa zyra përplasem unë e në sa .. përplasem unë, kështu do t’i zgjidhim gjërat. Të të vijë turp I thashë , se unë që jam ulur 5- 6 herë në kafe më ty, jam ulur si të ulesha me xhaxhain tim, i thashë.

Qytetarja – Më tha mua: vajte në Turqi. Hajde të vemi në Turqi më tha. I thashë unë… unë e kisha kuptuar, por bëja budallain, sikur nuk kuptoja gjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here