Zbardhen detajet/ 24-vjeçarja nga Mallakastra vari veten e la një letër për prindërit, si e gjetën shoqet pa jetë

0
466

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një vajzë e re e moshës 24-vjeçare, studente në fakultetin e Drejtësisë, i ka dhënë fund jetës. Ajo është identifikuar me inicialet E.Y., banuese në Tiranë, por me origjinë nga Mallakastra.

Një prej fqinjëve të të resë, e cila jetonte në shtëpi me qira bashkë me disa shoqe në zonën pas pallatit të sportit  “Asllan Rusi”, ka treguar disa detaje për JOQ.

Sipas fqinjit, vajza ka varur veten me rrip në banesë, pasi ka lënë një letër për prindërit e saj, ku sqaron arsyen pse ka ndërmarrë këtë veprim.

Letra është sekuestruar nga policia, por dyshohet se nuk bëhet fjalë që ndonjë djalë të ketë qenë motivi që ka çuar të renë drejt vetëvrasjes.

Ende nuk është e qartë se çfarë i ka ndodhur të resë, e cila ka ndërmarrë veprimin e rëndë, por dyshohet se përpara se të vetëvarej, ka vjellë gjak, ç’ka rrit mundësitë që ajo të ketë qenë e prekur nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Shoqet me të cilat jetonte dhe ndante qiranë e banesës, janë ende të shokuara. Kanë qenë pikërisht ato që kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here