Salvini: Italia gati të kërkojë dëmshpërblim për komentet e BE mbi buxhetin

0
409
Minsitri i Brendshëm italian Matteo Salvini tha sot se kritikat e Bashkimit Evropian për buxhetin e ri të Italisë po rrisnin artificialisht kostot e huamarrjes së vendit prandaj qeveria mund të kërkojë dëmshpërblim financiar.
Përqindja e fitiit nga bondet italiane është rritur ndejshëm javën e shkuar që kur qeveria e Romës ngriti objektivin e deficitit të vendit për tre vitet e ardhshme, që solli kritika nga kreu i KE Jean-Claude Juncker dhe zyrtarë të tjerë të Brukselit.
“Fjalt dhe kërcënimet e Juncker dhe burokratëve të tjerë të BE po vazhdojnë të rrisin diferencat mes bondeve italiane dhe ekuivalentëve gjermanë. Ne do të jemi të gatshëm të kërkojmë dëmshpërblim nga ata që kërkojnë të dëmtojnë Italinë”, tha Salvini në një deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here