Këngëtarja nxjerr zbuluar meshkujt VIP shqiptarë: Më kërkonin të bëhesha e dashura e tyre…

0
492

Me këngët “Papi”, “Bla bla boy”, Ana Kabashi është kthyer në një nga këngëtaret më të njohur shqiptare dhe që tërheq shpesh vëmendjen me pozat provokuese që poston në rrjete sociale. Ana ishte e ftuar së fundmi në emisionin “1 kafe prej shpisë” ku u pyet mbi jetën personale.

Këngëtarja u shpreh se nuk është e lidhur, por e pëlqen dikë. Teksa moderatorët po e pyesnin nëse ai i përket sferës së muzikës, Ana zbuloi se nga VIP-at ka marrë shumë propozime.

“Kam pasur oferta kohët e fundit nga sfera e muzikës. ‘Dua që të jesh e dashura ime’ më kanë thënë. Dhe unë i kam thënë ‘Ngadalë, se s’bëhen kështu gjërat’. Ma thonë live më shumë se rrjetet sociale nuk janë të sigurta. Po s’mund të lidhesh me dikë vetëm se është këngëtar apo aktor”, u shpreh Ana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here