I grabitën 820 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, biznesmeni padit Lefter Sulkën dhe 3 punonjës banke

0
523

Prokuroria e Tiranës ka vënë nën akuzën një biznesmen në kryeqytet dhe tre punonjës të një banke të niveli të dytë. Sipas prokurorisë administratori i firmës “Sulkja”, Lefter Sulkja dhe punonjëset e Bankës Kombëtare Tregtare, akuzohen nga se përmes mashtrimit i zhvatën shtetasit Ardian D., shumën prej 820 milionë lekësh të vjetra. Nën akuzë për mashtrim janë vënë biznesmeni Lefter Sulkaj dhe punonjëset e bankës, Anila Bushi, Vilma Gode dhe Valbona Derhemi të cilat dyshohen se duke shfrytëzuar besimin e klientit Ardian D., duke e kanë bindur këtë të fundit të hedhë në llogarinë e shoqërisë Sulkaj, shumën e majme. Mësohet se biznesmeni i mashtruar në bankën e nivelit të dytë më konkretisht në BKT, kishte depozituar paratë e tij, dhe duke i besuar punonjësve të saj, ka pranuar ti kalojë lekët në llogarinë e kompanisë Sulkaj. Prokuroria i akuzon tri punonjëset e bankës, se kanë vepruar për llogari të biznesmenit Sulkaj dhe e kanë bindur Ardian D., se ai ka mundësi për t’ia kthyer paratë, pasi kryen transaksione të mëdha bankare. Gjithashtu për këtë skemë mashtrimi organi i akuzës padit edhe bankën për mashtrim, pasi ka dyshime se ka shkelur manualin, duke mos mbrojtur interesat e klientëve. Administratori i firmës “Sulkja”, Lefter Sulkja si dhe tre punonjëset e BKT-së, janë nën hetim prej një vitit nga Prokuroria e Tiranës dhe së shpejti pritet të përfundojnë në Gjykatë si të pandehur për veprën e mashtrimit në dëm të një klienti. Anila Bushi, Vilma Gode dhe Valbona Derhemi së bashku me bankën ku ato punojnë pritet të ballafaqohen në Gjykatë me akuzën e Prokurorisë së kryeqytetit, për dyshimet se duke shfrytëzuar mirëbesimin e një klienti e kanë bindur atë të hedhë në një llogari tjetër shumat e 300 mijë dollarëve dhe 410 milionë lekëve. Duke ju referuar pamjeve filmike në ambientet e Bankës, kallëzimit të Ardian Dautit dhe deklaratave të marra, organi i akuzës pretendon se gjithçka ka ndodhur në 9 dhjetor 2017.

Hetimet

Nga hetimet e deritanishme Prokuroria dyshon se tre punonjëset kanë ndihmuar biznesmenin Lefter Sulkaj, për të kryer veprime fiktive në favor të shoqërisë Sulkaj edhe kjo nën hetim të cilës i kanë kaluar shumën e mësipërme. Por në fund të ditës gjatë mbylljes së bilancit dhe nga gropa e krijuar, punonjëset kanë thirrur klientin tjetër Ardian Dauti që i kanë kërkuar ndihmë për zgjidhjen e situatës. Për ta bindur Dautin, punonjëset e bankës, sipas prokurorisë i kanë premtuar biznesmenit që iu shkaktua dëmi se shuma do t’i kthehej në kohë duke i paraqitur të dhëna të pavërteta se shtetasi Lefter Sulkaj kryente transaksione me shuma të mëdha financiare. Siç shton Prokuroria punonjësja e Bankës ka prezantuar të dy klientët me njëri-tjetrin. Pas depozitimit të vleftave nga Dauti në llogarinë e Sulkaj ai nuk ka kryer asnjë tërheqje kesh të parave, çka sipas prokurorisë hedh dyshime se këto veprime janë kryer për të mbuluar transaksionin fiktiv. “Veprimet në Bankë me qëllim mashtrimin, janë të provuara”, thuhet në dosjen hetimore. Prokuroria thotë se edhe Banka do të dalë si e pandehur përderisa nuk ka vepruar për të zbuluar veprimet e punonjësve që kanë shkelur manualin. Si rrjedhojë thotë Prokuroria mund të konkludohet se banka nuk ka mekanizmat e duhur për të mbrojtur klientët e saj. Biznesmeni Artan D., ka bërë kallëzim ndaj këtyre shtetasve pasi më datë 9.12.2016 ka depozituar në llogarinë bankare “Sulkja”, shumën prej 300 mijë dollarëve dhe 410 milion lekëve me shënim mandati dhënie huaje deri në datë 12.12.2016. Në kallëzimin e tij biznesmeni thotë se pas tre ditësh atij i ishin kthyer 30 mijë euro dhe një ditë më pas 110 milion lekë. Pas kthimit të këtyre shumave atij nuk i është kthyer asnjë lek dhe pas kësaj ai ka depozituar në prokurori kallëzim penal se është mashtruar nga punonjëset e bankës në bashkëpunim me biznesmenin Sulkja.

Elvis Myrta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here