Google search engine
Home Politike Drejtesi Dosja Meta-Kryemadhi, mamaja e Monikës në GJKKO: Nuk dua gjykim të shkurtuar,...

Dosja Meta-Kryemadhi, mamaja e Monikës në GJKKO: Nuk dua gjykim të shkurtuar, s’kam kryer pastrim parash

0
32

U zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore për tre nga të pandehurit e dosjes së Ilir Metës, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

fatime kryemadhi

Nëna e ish deputetes së PL-së Monika Kryemadhi ka refuzuar gjykimin e shkurtuar, duke deklaruar se nuk ka kryer pastrim parash.

“Nuk e dua gjykimin e shkurtuar. Nuk kam bërë pastrim parash”, tha ajo.

Po ashtu, GJKKO rrëzoi kërkesën për shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, sot edhe SPAK pritej që të shpallte pretencën për këta tre të pandehur.

Kujtojmë që çështja për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin është ndarë nga tre të tjerët, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Ish çifti i bashkëshorteve do të gjykohen me gjykim të zakonshëm, ndërkohë që për tre të tjerët me gjykim të shkurtuar.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku përballen me akuzën e pastrimit të parave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here