Pas skandalit me vonesat dhe anulimet e fluturimeve, reagon Aviacioni Civil: Kompanitë të shtojnë avionët për tregun shqiptar

0
417

Autoriteti i Aviacionit Civil pritet të ndërhyjë duke ndikuar në planin e fluturimeve të kompanive ajrore që operojnë në vendin tonë. Një gjë të tillë e paralajmëroi vetë kryetari i këtij dikasteri, Krislen Këri, gjatë një raportimi të djeshëm përballë Komisionit të Sigurisë. Gjatë fjalës së tij, Këri tha se për sezonin e dimrit kompanive do u kërkohet të ulin numrin e fluturimeve ose të shtojnë avionët e dedikuar për tregun shqiptar. Një lëvizje e tillë vjen pas denoncimeve të njëpasnjëshme të qytetarëve për vonesat e shumta të fluturimeve apo edhe për anulimet e tyre përgjatë këtij viti nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

“Ne si Autoritet u kemi kërkuar kompanive problematike që miratimi i programeve të tyre të fluturimit për periudhën në vazhdim do të jetë subjekt i performancës së tyre në sezonin e parë. Më konkretisht, ulja e numrit të fluturimeve, në rast se gjykohet nga ana jonë dhe vlerësohet se janë përtej kapaciteteve të tyre, ose shtimi i avionëve të dedikuar për tregun shqiptar dhe detyrimi për reduktim i programeve të fluturimit është një masë goxha drastike për këto kompani pasi është një fitim i munguar për ata. Përveç kësaj, tek neni që flet për penalitete dhe masa ne kemi propozuar që procedurën që kemi për marrjen e masave administrative ta shtrijmë edhe tek këto kompani, pra të fillojmë hetimin tonë administrativ”, tha ai.

Ndërkaq, në lidhje me çmimet e larta të biletave ajrore, dokumenti i ri që po diskutohet në Kuvend duket se nuk jep një zgjidhje, duke lejuar Aviacionin Civil të ndërhyjë vetëm në rastet kur kompanitë aplikojnë çmimet të ulëta. “Tregu i Aviacionit Civil është i lirë për të vendosur çmimet në bazë të konkurrencës. Për sa kohë nuk ka barrierë për futjen e lloj-lloj linje, atëherë nuk mund të ketë barriera sa i përket metodoligjsë së vendosjes së tyre. Sa i takon strategjisë tonë për t’i ulur këto tarifa, është inciuar nga “Rama 1” në 2014, ku u vendos për liberalizimin e shërbimeve aeroportuale nëpërmjet hapjes së tregut për mundësinë e zhvillimit të aeroporteve të reja”, deklaroi Krislen Këri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here