Dhjetëra peshq të ngordhur janë evidentuar këtë të mërkurë në Lagunën e Nartës, pranë Manastirit të Zvërnecit në Vlorë.
Situata ka ngritur shqetësim tek banorët dhe vizitorët e zonës, ndërsa ngordhja e peshqve është konstatuar përgjatë bregut të lagunës.
Dyshimet e para lidhen me mundësinë e helmimit të ujërave ose përdorimin e energjisë elektrike për gjuetinë e paligjshme të peshkut, fenomen që mund të ketë sjellë edhe ngordhjen masive të tyre. Autoritetet pritet të nisin hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje.










































