Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër platformës antimafia të PD: Frikëson investitorët dhe ul motivimin

0
481

Platforma antimafia e Partisë Demokratike e propozuar pak ditë më parë ka trembur investitorët. Partia Demokratike, përmes kësaj platforme, kërkon që çdo kontratë korruptive koncesionare të anulohet apo të ketë konfiskim koncesionesh. Mirëpo sipas Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford një gjë e tillë shkakton pasiguri tek investitorët.Në një prononcim mediatik, ai u shpreh pro anulimeve koncesioneve të padrejta, por rishikimi i koncesioneve shkakton frikë dhe frenon investimet.

“Normalisht ato koncesione që janë të padrejta duhet të jenë anuluar nëse ka korrupsion. Nëse deklarata është e gjerë, do të thotë që të gjithë janë të korruptuar, pra të gjitha koncesionet të anulohen, atëherë kjo gjë nuk është e mirë për investitorin. Sepse nuk ka siguri për të investuar tani, duke mos fituar se çfarë do ndodhë në të ardhmen. Por nëse është një deklaratë që kërkon rishikimin e gjithë koncesioneve, kjo nuk është keq, por është frika që ka rrezik politik. Dikush thotë që gjithçka që ka bërë LSI ose çdo gjë që ka bërë PD a PS është keq. Kjo e frenon pak motivimin për investim”, u shpreh Mark Crawford.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi gjatë prezantimit të platformës se përmes ligjit do t’iu kthehet qytetarëve çdo gjë e vënë abuzivisht. “Ne do të prezantojmë platformën antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncesione, PPP. Thelbi i propozimit tonë është që përmes ligjit dhe institucioneve të shtetit të së drejtës të garantojmë që gjithçka që i është marrë shqiptarëve, buxhetit të shtetit, t’iu merren atyre që i kanë përfituar me pa të drejtë dhe t’u kthehen qytetarëve. E së dyti, pasuritë e përfituara në këtë mënyrë t’i nënshtrohen verifikimit e sekuestrimit”, deklaroi lideri demokrat para pak ditësh, Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here