Vettingu/ Gjyqtari i Apelit të Korçës, më 3 tetor del para KPK

0
526

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nis axhendën e Vettingut për muajin tetor me gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja, më 3 tetor.Gjyqtari i Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja, njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari do shqyrtojë dosjen e gjyqtarit Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja në seancën dëgjimore të datës 3 tetor që nis në orën 09:00.

Gjyqtarët do t’i nënshtrohen Vettingu-t për tre komponentë pasurinë, integritetin moral dhe aftësitë profesionale. Seancat e KPK, rikthehen pas një pushimi dy mujor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here