Ministri jep dorëheqjen në tryezën e kryeministrit, ja arsyeja përse kërkon të largohet nga Qeveria

0
599

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i ka paralajmëruar dorëheqjen e tij kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

RTV Dukagjini bën me dije se Tahiri këtë vendim ia ka dorëzuar sot kryeministrit, ndërsa po të njëjtat burime zbulojnë se dorëheqja e tij lidhet me pakënaqësitë që ai i ka shprehur lidhur me funksionimin e punëve në sistemin e drejtësisë, sidomos me ndërhyrjet e shumta politike në dy muajt e fundit.

Tahiri pritet që gjatë ditës ta konfirmojë publikisht lajmin si dhe të japë detaje rreth dorëheqjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here