U arrestua në Rinas, zbulohet përgjimi me Xhisielën që çoi pas hekurave djalin e deputetit

0
496

Ditën e djeshme, përfundoi pas hekurave me urdhër të Prokurorisë së Krujës Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS në Krujë, Rrahman Rraja.

Menjëherë Gjykata e Krujës lëshoi urdhër për arrestimin e 24-vjeçarit me akuzën e ‘përndjekjes’ dhe masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Mirëpo në media po përflitet se një provë mjaft e fortë ka qenë një përgjim ambiental në ambientet e Komisariatit të Krujës, ku të rinjtë janë lënë për pak momente vetëm dhe duket se biseda që ata kanë zhvilluar me njëri-tjetrin ka konfirmuar plotësisht veprën penale të përndjekjes.

Megjithatë, burimet tregohen të rezervuara sa i përket bisedës së përgjuar, ndonëse ka sjellë ditën e djeshme kërkesën në Gjykatën e Krujës për arrestimin e djalit të deputetit.

Sa i përket akuzave të tjera të dhunës, marrëdhënie seksuale me dhunë, apo armëmbajtje pa leje që përmenden në kallëzimin e parë të Xhisiela Malokut dhënë në komisariatin nr. 3 në Tiranë, që më pas e ka tërhequr, apo atë që ka dhënë para ish-oficerit Emiljano Nuhut më 30 korrik ende nuk është ngritur ndonjë akuzë ndaj 24-vjeçarit Rraja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here