Digjet makina e drejtoreshës në Tiranë, ja se për çfarë dyshon policia

0
568

Një makinë tip Benz është shkrumbuar gjatë natës në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

“Ka marrë flakë mjeti i parkuar tip ‘Benz’, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat)”- njofton policia.

Informacion Paraprak i policisë

Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here