Skandali i përdhunimit, pas akuzave të forta reagon për herë të parë partnerja e Ronaldos (Foto)

0
443

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është përfshirë në një skandal seksual që ka ndodhur vite më parë, por vetëm tani ka dalë në dritë.

Bëhet fjalë për disa akuza në lidhje me një modele amerikane, e cila pretendon se Ronaldo e ka përdhunuar.  Futbollisti ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, ndërkohë që ndaj tij është hapur një çështje gjyqësore në Las Vegas.

Pas këtij skandali ka reaguar edhe partnerja e Ronaldos, Georgina, e cila, përmes një statusi në Instagram shpreh mbështetjen për Ronaldon:

“Gjithmonë i kalon pengesat që të dalin rrugës. Me shumë forcë demonstron gjithmonë se kush je. Gjithmonë e më shumë më i miri. Të dua”. Ndërkohë që fotoja është shkrepur në stadium teksa ajo ndiqte një nga ndeshjet e tij.

Ronaldo akuzohet nga Kathryn Mayorga se futbollisti e ka përdhunuar dhe e ka paguar për të heshtur modelen, gjatë një nate në vitin 2009-ë në Las Vegas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here