Jorida Tabaku bën paralajmërimin: Ja çdo ndodhë sot në orën 17:30

0
548

Përmes një postimi në facebook, deputetja e Partise Demokratike Jorida Tabaku shkruan se sot në 17:30 do të jetë në proteste në emër të Xhisielës, e cila për Tabakun personifikon tmerrin më të madh që kalojne shqiptarët sot ndërsa përballen me krimin që qeveris. “Do të jem në këtë protestë pasi një polic që vendosi të zbatojë detyrën për të cilen është betuar u kërcënua me pistoletë në kokë nga të inkriminuarit që sot kanë mbushur parlamentin në krahët e mazhorancës. Do të jem aty në protestë sepse qeveria dhe njehere qendroi ne krah te fortit me pushtet.”- shkruan Tabaku ndërsa shton se Shqipëria po vazhdon të degradojë përditë e më shumë në një humnerë kaosi dhe terrori.

Në këtë postim deputetja demokrate i është bashkuar nismës ‘Female Blackout’ e cila është shpërndare me shpejtësi në rrjetet sociale. Sipas nisëm gra e vajza kanë vendosur për disa orë një fushe të zezë në profilet e tyre, si simbolikë kundër dhunës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here