0
516

Deputetja e Partisë Demokratike, Erjola Pampuri ka sulmuar ashpër deputetët e Partisë Socialiste,  Elisa Sipropali dhe Ervin Bushatin.

Sipas saj,  deputetja Elisa Spiropali shfrytëzoi postin në doganë për t’u bërë pjesë e politikës, ndërsa Ervin Bushati sipas saj i shiti pronën Linda Ramës, aty ku kryeministri ndërtoi vilën në Surrel.

Pampur shtoi se Elisa nuk ka deklaruar dhe justifikuar faktin se si u bë vila e saj ngjitur me Lungomaren në Vlorë.

Ajo theksoi faktin se me vetingun në politikë të propozuar nga PD-ja, të dy deputetët nuk përmbushin kushtet përtë vijuar punën në këtë sferë.

“Spiropali u bë deputete pasi shfrytëzoi postin në dogana duke venë pasuri 5 mln euro.100 mijë euro. Elisa nuk ka dhënë akoma një shpjegim se si familja e saj ka blerë një apartament buzë Lungomares.Ajo sulmon opozitën për të mbrojtura pasurinë saj. Me vettingun që propozon PD, Elsa Spiropali largohet nga poltika. Ervin Bushati i ka shitur Linda Ramës tokën, ku edi Rama ka ndërtuar sarajet në Surrel.  Ervin Bishat sillet si mercenar i Edi Ramës. Është pasuria prej miliona eurosh se pse Edi Rama, do të kundërshtojnë propozimet e opozitës”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here