Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Mesopotam të Bashkisë së Finiqit gjatë natës.
Mësohet se zjarri është në afërsi të fshatit duke krijuar kështu edhe rrezik për shtëpitë e banorëve përreth.
Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, Sarandës dhe Delivinës.