Rama prezanton risitë për buxhetin 2019, Bonusi i ri për bebet, çeku në maternitet

0
606

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, siç e njoftoi ditën e djeshme se do flasin për disa risi. Sot, Rama ka prezantuar platformën sociale të pr.buxhetit të vitit 2019. Mirëseardhja për bebet, ku çeku do të meret në maternitet.

Nismën e re e ka prezantuar kryeministri Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale. Teksa prezantoi këtë politikë të re, Rama e konsideroi të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm në rrugën e reformave.

“Reformat shtetbërëse patjetër që kanë dhimbjet dhe sakrificat e tyre. E vërteta është se njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që në krye të herës kanë qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre reformave, dhe pamundësinë për të vijuar në kaosin e rrëmujën e situatës ku ishin. Pas vendosjes të disa bazave të domosdoshme për të ardhmen e vendit, njerëzit kanë nevojën të shohin disa fryte, disa arritje. Është e rëndësishme të mos harrojmë nga u nisëm, dhe kontekstin në të cilin veprojmë. Është e sigurtë që në fund të ditës njerëzit kërkojnë të shohin rezultatet.

Më vjen mirë që kemi qenë në gjendje të bëjmë një ekuilibër mes shtrëngimeve të nevojshme dhe lëshimeve. Vetëm me heqjen e taksës së sheshtë dhe vendosjes së taksimit të ndershëm, bëmë që 570 mln dollarë të mos shkojnë në arkën e shtetit, por të mbeten në xhepat e qytetarëve.

Sot jemi këto për të folur lidhur me një politikë të re që duam të lancojmë. Jemi gati sepse kemi bërë reforma, kemi vendosur rregulla në financat e shtetit, dhe kemi mundësinë të bëjmë diçka që e kishim të pamundur disa vite më parë. Në buxhetin e 2019 do të kemi disa të reja, në kuadër të reformave që do të shkojnë në favor të njerëzve, do të kemi rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Do të kemi lehtësime të rëndësishme taksash, kryesorja lehtësimi i taksave për një pjesë të konsiderueshme dhe shumë aktive të biznesit, që nuk do të konsiderohet më biznes i madh deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here