Pas ceremonisë së ndarjeve të çmimeve për futbollistët dhe trajnerët nga FIFA, është bërë publike edhe lista se si disa nga lojtarët kanë votuar për njëri – tjetrin apo edhe për trajnerët.
Shpeshherë nëpërmjet mënyrës së votimit të tyre mund të kuptohet shumë.
Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe mbrojtësit të Juventus, Girgio Chiellini-t, kapitenit të Italisë.
Mbrojtësi i ka dhënë tre pikë Ronaldos, 2 pikë Modriç dhe një pikë Salah për trofeun e “Lojtarit të vitit”, trofe i cili u fitua nga kroati i Real Madrid.
Deri këtu çdo gjë është në rregull, por kur ka ardhur puna tek “Trajneri më i mirë””, lojtari ka ngritur shumë dyshime me votimin e tij.
Mbrojtësi ka votuar trajnerin e Francës Didier Deschamps si më të mirin, ndërsa ka renditur pas tij Zidane dhe Sothgate, duke mos dhënë asnjë pikë për trajnerin e tij, Allegri.
Nuk dihet nëse raporti mes tyre është prishur kohët e fundit, por pritet që mediat italiane të zbulojnë arsyen se pse Chiellini ka votuar në atë mënyrë.