Ndjekje nëpër kodra nga policia, arrestohen autorët e grabitjes së furgonit në Vlorë

0
426

Policia e Vlorës ka arritur të kapë pak minuta pas ngjarjes dy nga autorët e grabitjes së furgonit, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm.

Policia e Shtetit njofton zyrtarisht se efektivët iu janë vënë nga pas autorëve dhe kanë arritur t’i kapin dy prej tyre në kodrat e Panajasë.

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri kallashnikov si dhe mjetin me të cilin u larguan autorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here