Kryeministri i vendit Edi Rama ka paralajmëruar një video live në rrjetet e tij sociale.
Komunikimi i kryeministrit do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:30.
Sipas njoftimit të kryeministrit Rama në Twitter, në komunikim do të diskutohet për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe për politikat e reja sociale.
Postimi i Ramës
Diskutime të frytshme për buxhetin 2019. Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30.