Çfarë pritet të ndodhë? Ligji për Teatrin mbërrin tek Presidenti

0
495

Ligji për Teatrin me amendimet e bëra në seancën e 20 shtatorit mbërrin në Presidencë. Ligji mban të njëjtin numër me të variantit të parë. Ligji shkon me numrin 37 datë 20.09.2018, ndërsa Kuvendi ia dërgon për shpallje dhe dijeni Presidentit.

Palët janë të ndara nëse Presidenti ka të drejtë të rikthejë dy herë ligjin për teatrin. Partia Socialiste e konsideron ligj të njëjtë pasi mban të njëjtin numër me të vjetrin. Ndërsa Kushtetuta thotë se vendimi për dekretim ose jo bëhet brenda 20 ditësh.

PD e konsideron të ri ligjin dhe i jep Presidentit të Republikës të drejtën e rikthimit të ligjit.
Stafi juridik i presidentit ka nisur shqyrtimin e dokumenteve të përcjella nga Kuvendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here