Çfarë po ndodh me Nezar Seitin pasi gjykata ndryshoi masën e sigurisë?

0
458

Nezar Seiti, i konsideruar financieri i bandës së Habilajve prej ditës së djeshme ndodhet në arrest shtëpiak. Gjatë ditës së djeshme Gjykata e Katanias e ka pajisur Nezar Seiti me byzylykun elektronik për kontrollin në distancë të tij, duke vënë në zbatim vendimin e marrë pak kohë më parë për lehtësimin e masës së arrestimit të tij me burg.

Kjo masë është marrë pas konsiderimit të një roli dytësor të Nezar Seitaj në bandën e Habilajve. Nezar Seiti aktualisht ndodhet pranë familjes së tij që jeton në rajonin e Sicilisë e konfirmon për Ora News, avokati Maurizio Catalano.

Banda “Habilaj” u shaktërrua në 14 tetor të 2017 pas ekzekutimit të operacionit “Rosa dei Venti” i cili vuri në pranga 15 shqiptarë e italianë të akuzuar për trafik droge e armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë rreth 20 milionë euro.

Nesër në 26 shtator pritet të zhvillohet seanca e dytë gjyqësore e grupit të Habilajve e sipas burime të Ora News Nezar Seiti do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here