Aksion i befasishëm, arrestohet i riu për kontrabandë ilaçes, shpallet në kërkim administratori i firmës farmaceutike

0
404

Goditet një rast i kontrabandës së medikamenteve mjekësore në Tiranë. Aksioni i asistuar nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në rrugën e “Barrikadave” ka vënë në pranga një 22-vjeçar, si dhe u shpall në kërkim administratori i një subjekti farmaceutik.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në rrugën e ‘Barrikadave’, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë për kontrabandë medikamentesh mjekësore i shtetasit:

A.Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Seat”, iu gjetën 40 lloje të ndryshme medikamentesh mjekësore të cilat ishin pa pullë të Agjencisë Kombëtare të kontrollit të barnave, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi L.Ll., (administrator i një subjekti farmaceutik)”, sqaron policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here