Tronditet Vlora, shpërthim tritoli në një banesë

0
503

Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e kaluar. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë në lagjen “Isa Boletini” rreth orës 03:20.

Lënda eksplozive ishte vendosur në hyrje të një banese në pronesi të shtetasit J.Ç, 43 vjeç, në katin e katër të një pallati. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve si dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi nga policia:

Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here