Nuk kanë të ndalur tërmetet në vend. Për fat jo me goditje të forta, por mjaftueshëm sa për të të mbajtur në ankth. IGJEUM ka regjistruar një tjetër goditje tërmeti gjatë natës.
Epiqendra ka qenë në Leshnicë të Korçës, në një thellësi 8 kilometra. Tërmeti ka qenë me magnitudë 1.8 dhe nuk ka shënuar dëme.
Kjo është lëkundja e radhës që shënohet, ndërkohë që po të kemi parasysh hartën e IGJEUM, lëkundje tërmeti janë shënuar çdo ditë, madje edhe me disa në ditë në gjithë vendin.