Banda “Bajri”, rrëmbeu dhe vrau 15-vjeçaren, ja cila është prova që fundosi vrasësin

0
742

Detaje të tjera dalin në dritë nga aktiviteti i bandës kriminale ‘Bajri’ në Shkodër, e cila udhëhiqej nga dy vëllezërit Enver dhe Safet Bajri, ku pjesëtar i saj ishte dhe kushëriri i tyre, Behar Bajri. Deri më tani policia dhe prokuroria kanë arritur që të verifikojnë 2 vrasje të kryera nga kjo bandë, duke u bazuar tek faktet shkencore.

Krimet e faktuara deri tani janë vrasja e shtetasit Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në 7 shkurt 2001, si dhe vrasja e shtetases me inicialet F.H,. 15 vjeçe. Vajza u gjet e pajetë në banesën e Behar Bajrit më 20 qershor të 20 të 2002-it.

Ndonëse si fillim u raportua si vetëvrasje, pas hetimeve të policisë rezultoi se vajza ishte vrarë. Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se e mitura ishte marrë peng dhe mbahej me forcë nga Behar Bajri. Vrasja e saj u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut. Prova e fortë që fundosi Bajrat ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit.

Me këtë të fundit familja Bajri kishte konflikte të vazhdueshme, të cilat kishin shkuar deri në përleshje me armë apo dhe me vrasje. Në aksionin e fundit të policisë, Behar Brajoviq (Bajri) u arrestua në Roterdam të Holandës, ndërsa djali i xhaxhait, Safet Bajri u kap në Tiranë. Ndërkohë kushëriri tjetër, Enver Bajti është shpallur në kërkim. Sakaq, nuk përjashtohen edhe ngjarje të tjera kriminale, si vrasje, të kryera që nga viti 2000 deri në vitin 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here