Arrestohet në Tiranë Safet Bajri, “i forti” i Shkodrës

0
425

Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar pasditen e djeshme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, pasi ishte në listën e më të kërkuarve në Belgjikë.

Mediat në Belgjikë e kanë konsideruar 34-vjeçarin Safet Bajri (Rustemi), si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë. Opozita e ka cilësuar 34-vjeçarin si pjesë e familjeve kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.

Ai është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Pak kohë më parë Safet Rustemi u përfshi në listën e të kërkuarëve nga policia belge duke nxjerrë dhe të dhënat për të:

Gjinia: Mashkull

Data e lindjes: 09-09-1984

Kombësia: Shqiptar

Safet Rustemi është një shqiptar i dënuar si udhëheqës i një organizate kriminale aktive në Bruksel në tregtinë e drogës dhe prostitucionit.

 

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj