Vettingu në polici/ Nënkomisioni mblidhet pa praninë e opozitës, deputetja socialiste: Ishte kërkesa e PD

0
443

Nën komisioni i krijuar për mbikëqyrjen e Vettingut në polici është mbledhur sot pa praninë e opozitës. Nën komisioni përbëhet nga 7 anëtarë, 4 prej të cilëve të mazhorancës dhe 3 opozitës.

Por megjithëse ishte PD që kërkoi ngritjen e komisionit, opozita nuk ka depozituar asnjë emër si anëtar. Ndërkohë anëtarët e maxhorancës janë deputetët Ermonela Felaj, Pjerin Ndreu, Elona Gjebrea dhe Sadi Vorpsi.

Deputetja socialiste Felaj i ka bërë thirrje opozitës t’i bashkohet nënkomisionit. “Opozita t’i bashkohet nën komisionit. Ishte kërkesa e PD për ngritjen e këtij nën komisioni”, deklaroi Felaj.

Kurse deputeti i PS, Pjerin Ndreu tha se kjo është një shfaqje e ulët nga ana e opozitës. Opozita nuk ka shkuar në asnjë seancë të sesionit të ri parlamentar që nisi më 3 shtator. I vetmi komision kuvendor ka qenë ai për veprimtarinë prodhuese ku u shqyrtua dekreti i Presidentit për ligjin për Teatrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here