Rruga Korçë-Ersekë, Rama premton përfundimin vitin e ardhshëm

0
713

Kryeministri Rama ka publikuar sot pamje nga pjesa e ndërtuar e rrugës Korçë-Ersekë, duke garantuar se është zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi kalimi në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga 17.6 km e para të përfunduara të rrugës Korçë-Ersekë, me standarde europiane dhe e plotësuar në pjesën urbane të saj me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor e trotuaret, si edhe duke zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi kalimin në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit, ju uroj një ditë të mbarë. Vitin e ardhshëm do të fillojë dhe ndërtimi i pjesës tjetër për të çuar deri në fund këtë projekt të rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e tërë zonës”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here