Perez befason, ja arsyeja e shitjes së Ronaldos

0
547

Cristiano Ronaldo bëri bujë të madhe, për transferimin e tij nga Real Madrid te klubi italian i Juventus.

Shumë kush mund të aludojë për arsyen e vërtetë që e kanë çuar yllin portugez në këtë vendim por së fundmi ka qenë presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez që ka hedhur “dritë” mbi këtë çështje.

“Klauzolat që Real Madridi iu vendos lojtarëve të tij janë për ata që paguajnë“, – tha Florentino Pérez para delegatëve të Real Madridit, duke lënë të kuptohet se nuk afrohej asnjë klub për sa ia kishte vënë çmimin yllit portugez.

“Shitja më e shtrenjtë e këtij viti ka qenë ajo e Cristianos. Kur të gjithë besuam se gjëja më e mirë ishte ajo që ndodhi, ne arritëm një marrëveshje, – vazhdoi më tej Pérez.

“Për të nuk na dha askush më shumë se 100 milionë euro. Pra, oferta e Juventusit ishte më e mira financiarisht. Ai donte të largohej, ndërsa ne nuk kemi pasur shumë oferta”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here