Konfirmohet dënimi për yllin e Juventusit, ja sa do të mungojë sulmuesi

0
453

Sulmuesi brazilian i Juventusit, Douglas Costa do t’i kalojë në infermieri përjashtimin me katër ndeshje nga komisioni i disiplinës në Seria A. Kjo, pasi 28 vjeçari ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e Champions League ndaj Valencias dhe sipas ekzaminimeve të fundit nga mjekët e bardhezinjve do të mungojë për 3-4 javët e ardhshme.

Costa ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së majtë, në kofshën e djathtë, ndërsa dëmtime serioze ka pësuar dhe në zonën e legenit.

Kujtojmë që anësori brazilian ishte i dënuar me 4 ndeshje, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e fundit të Seria A, ku u përballë verbalisht dhe e përshtyu homologun e tij te Sassuolo, Di Francescon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here