Rama ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Bashën, nxjerr shkresën për teatrin

0
429

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha të bëra nga Vlora ndaj qeverisë. Lidhur me kriminalitetin në Vlorë, Rama tha se mjafton të shohësh shifrat dhe situata nga dje që qeverise PD me sot është si nata me dita.

Por Rama ka nxjerrë edhe një shkresë surprizë nga foltorja. Ai tha se në kohën kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, Florion Mima i kishte dërguar një shkresë ku kërkonte privatizimin e Teatrit të Metropolit për llogari të deputetit Astrit Veliaj.

 

“Shumë shkurt dua të sjell në vëmendje një shembull kuptim plotë të asaj që është dyfytyrësia e përditshme e atyre që sot mungojnë këtu edhe pse teatrin e kishin lancuar si kalin e tyre të betejës. Mungojnë sepse kanë shkuar në Vlorë për të dëshmuar se si po digjet Vlora.

 

Koha shumë shpejt do të na japë provën nëse vlora po digjet apo nëse Vlora po ecën në rrugën e Rilidnjes së saj të pakthyeshme. Mjafton të kemi durimin e të presim edhe muajt që na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që për këdo ka ngenë të ndjekë shifrat dhe ta bazojë gjykimin në fakte, mjafton të shohë se si ishte situata e kriminalitetit në Vlorë vetëm 5 vite më parë me shifra dhe si është sot. Nata me ditën. Sigurisht që nuk është një ditë me diell ka ende shumë për të bërë por është ditë nuk është më natë. Ajo që më nxori këtu është një shkresë të cilën Florian Mima, ministër i Ekonomisë ja dërgon Lulzim Bashës kryetar i bashkisë e çfarë i kërkon. I kërkon privatizimin e Teatrit të Metropolit, në kllapa shënon Floriana Teatri i Estradës për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicion të bashkisë s tiranës i transformuar nga një kafene e degraduar në një teatër të metropolit para se Basha të shkonte në bashki çohet për privatizim jo për PPP as për të ndërtuar një teatër të ri të metropolit në këmbim të kontributit të zotit Veliaj dhe në funksion dhe të një përfitimi legjitim të zotit Veliaj pasi të investonte për teatrin e ri por për t’u privatëzuar për pallat”, deklaroi Rama.

foto galeri

foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here