Opozita bojkoton seancën në kuvendit, zhvendoset në Vlorë

0
609

Ndërkohë që opozita do të jetë e gjitha sot në Vlorë, duke vijuar bojkotin e seancës së kuvendit, sikundër ka ndodhur që nga nisja e sesionit te ri parlamentar, në sallë do të jenë sot dy deputetët e LSI-së.

Në seancën e sotme të opozitës merr pjesë edhe aleati i ri i demokratëve, Shpëtim Idrizi, ndërkohë që do të mungojë kreu i PBDNJ-së dhe deputeti i Vlorës, Vangjel Dule.

Gjatë fjalës së tij, Basha do të kërkojë edhe njëherë nga maxhoranca dhe Kryeministri Rama të miratojnë pa asnjë vonesë nismën kushtetuese të opozitës për veting në politikë.

Basha ka përcaktuar edhe shtyllat se si do të realizohet ky proces, duke nisur që nga krijimi i një komisioni profesionistësh të pavarur dhe deri te mbikëqyrja ndërkombëtare që do t’i bëhet në tërësi gjithë procesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here