“Nesër shanci i fundit”/ Basha paralajmërim të prerë Ramës, tregon planin e opozitës

0
575

Kryedemokrati Lulzim Basha nga mbledhja e jashtëzakonshme në Vlorë, ka treguar edhe një herë platformën e tij për të shpëtuar Shqipërinë.

Basha tha se  do të bëj publik atë që e quajti si shpëtim për vendin, pasi do të sekuestrojë të gjitha asetet e atyre që kanë bashkëpunuar me Ramën dhe kanë grabitur.

“Një kuvend me kriminelë nuk është vendi për të kërkuar zgjidhje por është vendi për të marrë fshesën dhe për të pastruar, nuk do të ketë më asnjë ligj, reformë, pakt, negociatë, bisedë pa zgjedhur largimin e politikanëve të lidhur me krimin”, shtoi më tej Basha.

PJESË NGA DEKLARATA

Sekuestrimin e pasurive që kanë lidhur kontrata me Ramën dhe lukuninë e tij barbare të hajdutëve.

Sot do ti japim formë përfundimtare platformës sonë për ta shpëtuar drejtësinë nga kapja politike dhe për ti dhënë vendit zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Prej nesër do ti nënshtrohen konsultimit direkt me ju të dashur qytetarë dhe me ju do të marrim vendimin final për t’i dhënë përgjigje e merituar shtetit të kapur nga krimi, duke filluar më çlirimin e kuvendit

Naivëve dhe kaçurreleve të Ramës që pyesin pse PD dhe opozita nuk është në Kuvend u themi, teatri nuk është shkaku por pasoja e emergjencës kombëtare. Një kuvend me kriminelë nuk është vendi për të kërkuar zgjidhje por është vendi për të marrë fshesën dhe për të pastruar, nuk do të ketë më asnjë ligj, reformë, pakt, negociatë, bisedë pa zgjedhur largimin e politikanëve të lidhur me krimin, nëse kjo nuk ndodh me ligjin për vetingun e politikanëve është detyra e shqiptarëve që së bashku me ne ti japim zgjidhjen që i jep çdo vend i civilizuar kur kushtetuta uzurpohet nga kriminelët dhe hajdutëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here