Kuvend, Arta Marku: Korrupsioni i funksionarëve të lartë, 13 procedime

    0
    564

    Kryeprokurorja Arta Marku ka dalë përpara deputetëve të Kuvendit për të prezantuar raportin 2017 të Prokurorisë së Shqipërisë.

    “Për korrupsionin e  funksionarëve të lartë janë bërë rreth 13 procedime. Operacioni anti-kanabis ka plan veprimi deri në 2020. Numrin më të lartë të procedimeve e kanë çështjet dhe problemet me pronat. Ka një rritje të numrit të procedimeve për narkotikët. Përqindjen më të ulët të kriminalitetit e ka qarku Dibër dhe pjesën më të madhe të kriminalitetit e ka qarku Vlorë. Këtë vit kemi çuar për procedim rreth 11 mijë raste. Numri më i lartë i procedimeve ka qenë për vjedhje. Ka rritje me 10% të kallzimeve penale. Prioritet për ne është lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Marku.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here