Fshatrat e Saksonisë së Poshtme, në veri të Gjermanisë, u përshkuan nga dy Coradia iLint, trenat e parë të hidrogjenit.
Krijuar nga kompania franceze Alstom, të dy trenat me hidrogjen mund të arrijnë një shpejtësi maksimale prej 140 kilometrash në orë (87 milje në orë) .
Automjetet janë të karikuar nga qeliza karburanti që kombinojnë hidrogjenin dhe oksigjenin për të prodhuar energji elektrike. Energjia shtesë ruhet në bordin e baterive për përdorim të mëvonshëm.
Trenat mund të ndihmojnë në minimizimin e shkarkimeve të dëmshme: ato nxjerrin vetëm avull dhe ujë. Alstom planifikon të sigurojë Gjermaninë me 14 trena te tjerë prej hidrogjeni deri në vitin 2021 dhe Franca po planifikon debutimin e tyre të parë në vitin 2022.