Në kuadër të vizitës së tij në Tiranë, ministri jashtëm gjerman Heiko Maas ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.
Mësohet se në fokus të takimit ka qenë situata politike në Shqipëri, pikëpamjet e PD për daljen nga kriza poltike si dhe zhvillimet në rajon.
Kujtojmë se më herët, ministri gjerman u takua edhe me homologun shqiptar Ditmir Bushati.
Ministri Maas tha se Gjermania ka kërkesa të caktuara sa i përket çështjes së reformave dhe qershori 2019 nuk do të thotë çelje automatikisht e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.