Basha takon zyrtaren e lartë amerikane: Banda të rrezikshme kontrollojnë qeverisjen , duhet vettingu

0
562

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në një takim Krye Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Elisabeth Millard.

Gjatë takimit me zyrtaren e lartë amerikane Basha foli për “përkeqësimin e të gjitha standarteve të demokracisë dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar në Shqipëri”.

Kryedemokrati tha se “lidhjet e politikës me krimin janë kthyer në shqetesimin kryesor në vend sepse sot kriminelë dhe banda të rrezikshme kontrollojnë qeverisjen dhe përfitojnë shumicën e parave dhe aseteve publike”.

Kreu i opozitës e njohu Krye Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Elisabeth Millard, me nismën e opozitës për vettingun e politikës, për pastrimin e Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore nga politikanë, sipas Bashës, të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

“Në një vend ku krimi dikton vendimarrjen – theksoi zoti Basha – nuk mund të flitet për institucione të pavarura dhe standarde demokratike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here