23-vjeçari i bën “zbor” policisë në Tiranë, por në fund e pëson keq

0
565

Një i ri i cili nuk i është bindur dje urdhërit të policisë për të ndaluar ka përfunduar i plaagosur gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë ku 23-vjeçari ishte duke kaluar me makinë në ish-Bllok.

Pasi ka tentuar që t’i largohet forcave të policisë duke shtuar shpejtësinë e makinës, i riu është përplasur me një pemë.

I riu është identifikuar si Romario Murati, 23 vjeç nga Bulqiza dhe jeton në Tiranë. Murati është një person i njohur për skedat e policisë, pasi në vitin 2016 është përfshirë në një plagosje në Durrës, ku ka qëlluar mbi një 43-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Sipas Policisë, Murati është ndjekur për disa minuta në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, duke i bërë “zbor” uniformave blu.  Në fillim ai është ndaluar në rrugën Nikolla Tupe, por ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë rrugën që të çon tek “Pallati me shigjeta” dhe më pas drejt “Unazës së Madhe”, në drejtim të sheshin “Shqiponja”.

Murati ka qenë me një makinë C Class ngjyrë gri, dhe është ndjekur nga skuadra Shqiponja dhe grupe të tjera të Policisë Rrugore, por sërish ka ecur me shpejtësi shumë të lartë.  Mësohet se ka tentuar që të largohet nga Tiranë, por kur ka shkuar tek rruga “Teodor Keko” ësthë përplasur me një pemë dhe ka mbetur i plagosur.

Pas plagosjes është shtruar në spital, ku ndodhet aktualisht ndërsa ka filluar dhe procedimi penal në gjendje të lirë për  mosbindje të policisë dhe  për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime bëjnë me dije se i është bërë testin e alkoolit, por ka rezultuar i pastër, por dyshohet se mund të ketë qenë në efektin e drogërave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here