Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet një nga autorët

0
572

Policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e te riut shqiptar Grei Frasheri, në Bay Ridge një javë e gjysmë më parë.

Mediat e huaja shkruajnë se dje rreth orës 12:30, policia arrestoi shtetasin 35-vjeçar Anthony Valenti, i cili u akuzua për vrasje në tentativë, posedim armesh.

I arrestuari qëlloi disa herë me armë 23-vjeçarin Grei Frashëri, por plumbat nuk e zunë. Më pas shqiptari u godit me thikë në qafë nga një bashkëpunëtor i 35-vjeçarit të arrestuar, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen.

Sipas Daily News, Valenti besohet të jetë personi i cili ka i gjuajtur Frashërit, i cili më pas është goditur nga një sulmues i dytë.

Frashëri u dërgua në spital por nuk mbijetoi dot nga plagët e marra e goditja me thikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here