“Dua Vetting për lidhjen e tij me krimin”, Rama ironizon Bashën: Ja kush është krimineli

0
546

Kryeministri Edi Rama ironizon përmes sarkazmës Vettingun e politikanëve sipas propozimit të kryetarit të PD Lulzim Basha.

Propozimi i Bashës është që politikanët t’i bëjnë vettingun njëri-tjetrit por një gjë e tillë është cilësuar si pa kuptim nga Rama i cili dy ditë më parë deklaroi se këtë propozim do ia çojë komisionit të Venecias për të pritur më pas verdiktin e këtij të fundit.

“Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, shkruan Rama në Tëitter duke ironizuar kështu “skemën” e Bashës për mënyrën e ‘pastrimit’ të politikanëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here