Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.
Presidenti shprehu kënaqësinë që Bashkimi Evropian ka përzgjedhur si përfaqësues të tij në vendin tonë një nga njohësit dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë dhe rajonit ndër vite, dhe me kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave me BE.
Presidenti Meta theksoi se përparimi urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik janë domosdoshmëri për vendin, dhe përshpejtojnë agjendën integruese të vendit.