Partia Demokratike i ka dërguar sot një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku i kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, ditën e premte.
Letra në fjalë është dërguar në emër të PD nga kryetari i Grupit, Edmond Spaho, ku kërkohet që mbledhja të mbahet për vettingun e politikanëve. Kjo e fundit është një nismë e PD, ku kërkohet që të gjithë politikanë, zyrtarë duke përfshirë edhe kryeministrin, t’i nënshtrohen sitës së vettingut.