Erdogan merr një dhuratë prej… 400 milionë dollarë

0
595

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka marrë një super dhuratë.

Emiri i Katarit i ka dhuruar atij një avion luksoz që kushton 400 milionë dollare. Kundërshtarët politikë te Erdogan e sulmuan atë, se e kishte blerë avionin me paratë e shtetit, por Erdogan tha se Boeing 747-8 ishte një “dhuratë” nga emiri Tamim Bin Hamad Bin al-Thani.

Erdogan tha për gazetarët se ai në fakt ishte i interesuar për blerjen e këtij avionic, por emiri ia fali.

Edhe pse avionin do e përdorë për udhëtimet e tij, Erdogan tha se ai i përket popullit.

Avioni, sipas mediave, është super luksoz dhe ka madje edhe një spital funksional.

Ai është projektuar për të transportuar 76 pasagjerë.

Erdogan njihet për jetën e tij luksoze, ndërkohë që Turqia është zhytyr në një krizë ekonomike pas përplasjeve me SHBA.

Ndaj Erdogan i ka hedhur sytë nga vendet arabe.(TemA)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here