Aksioni për prishjen e 9 objekteve në Jalë/ Reagon IKMT: Ndërtime pa leje, të përjashtuara nga procesi legalizimit

0
393

Ditën e sotme IKMT ka nisur aksionin për prishjen e disa ndërtimeve në Jalë. Pas aksionit për prishjen e 9 objekteve në Jalë dhe përballjen me rezistencën e banorëve të cilët u shprehën se nuk janë njoftuar zyrtarisht IKMT ka reaguar përmes një njoftimi publik duke thënë se banorët ishin informuar më parë dhe se objektet e prishura ishinë ndërtime pa leje dhe të përjashtuara nga procesi i legalizimit.

“Objektet e shembura në Jalë janë ndërtime pa leje. Objektet 1,2 katëshe me funksione shërbimi hotelerie. Ishin të përjashtuara nga procesi legalizimit. Janë bërë njoftimet dhe po vijon punë sipas ligjit”, njofton IKMT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here