Njoftimi i rëndësishëm i ARRSH : Ky aks rrugor do të bllokohet nga nesër, destinacioni i ri që duhet të ndiqni!

0
335
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor në një deklaratë të përbashkët njoftojnë të gjithë shoferët dhe qytetarët për bllokimin  e aksit rrugor Vorë-Fushë Krujë.
Siç njoftohet  nga dita e nesërme do të fillojnë punimet e rehabilitimit, ndaj edhe të gjithë mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër-Milot-Fushëkrujë  në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës
 Njoftimi i përbashkët
DEKLARATE E PERBASHKET
AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR
POLICIA E QARKULLIMIT RRUGOR
Njoftojne median dhe opinionin publik se duke filluar nga data 18 Shtator 2018 do fillojne punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesen Rinas në aksin rrugor Vorë – Fushë Krujë. Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 ml.
Mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër – Milot – Fushëkruje. Automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë-Krujë Rinas. Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj