Ligji për lojërat e fatit, Ahmetaj letër Autoritetit Mbikëqyrës: Zhvendosni kazinotë brenda 31 dhjetorit

0
595

Përmes një letre drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ministri i Financave, Arben Ahmetaj kërkon që të nisë puna me qëllim zbatimin e ligjit për lojërat e fatit brenda afatit të përcaktuar.

“Sipas parashikimeve në Ligjn nr. 155/2015, “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, subjektet  të cilat ushtrojnë aktivitet në fushën e lojërave të fatit, brenda datës 31.12.2018, duhet të marrin masat për: Zhvendosjen e kazinove, nga zonat e banuara dhe respektimin e distancave minimale prej 100 metrash ndërmjet pikave të basteve dhe nga institucionet fetare, institucionet e arsimit parauniversitar dhe institucionet e arsimit të lartë.

Duke patur në konsideratë sensibilitetin e këtij procesi dhe rëndësinë e zbatimit me sukses te tij, Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit të ndjekë e të mbikqyrë me imtësi procesin, me qëllim respektimin me rigorozitet të kërkesave dhe afateve ligjore.”, shkruan Ahmetaj në letrën drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ndërsa kërkohet nga institucioni një raportim javor për ecurinë e procesit.

“Subjektet të informohen për procedurat dhe penalitetet që rrjedhin nga moszbatimi i plotë dhe në kohë i detyrimeve.”, përfundon Ahmetaj letrën e tij.

Ligji për lojërat e fatit, i miratuar pak ditë më parë në seancë plenare, parashikon që brenda datës 31 dhjetor të këtij viti të gjitha kazinotë elektronike duhet të zhvendosen jashtë qendrave të banuara, ndërsa pikat e basteve duhet të kenë një distancë minimale 100 metra nga institucionet fetare dhe shkollat.

Letra e ministrit Ahmetaj për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here